Telegrafi

E largoi për pak para, Chelsea ofron pesë herë më shumë për ta rikthyer talentin në skuadër (Foto)

Mesfushori belg, Thorgan Hazard mund të rikthehet përsëri në Chelsea.

Në fakt skuadra angleze e kishte blerë për vetëm 500 mijë funte në verën e vitit 2012 nga ekipi francez Lens.

Por tri vite më vonë, Chelsea e largoi atë për në Borussia Moenchegladbach për tetë milionë euro.

Vëllai i vogël i Eden Hazard, Thorgan është shumë afër të rikthehet përsëri në klubin londinez për të luajtur së bashku me vëllanë e madh.

Thorgan Hazard duke festuar një nga golat e tij me fanellën e skuadrës gjermane Borussia Moenchegladbach

Mediat në Angli kanë shkruar se Antonio Conte është duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e talentit 23 vjeçar.

Por tani Thorgan nuk mund të blihet për tetë milionë euro, pasi klubi i tij aktual Borussia Moenchegladbach e vlerëson 40 milionë euro, pesë herë më shumë se që e kishte blerë një vit më parë.

Thorgan ka zhvilluar 13 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

Thorgan dhe Eden Hazard me fanellën e Belgjikës