Qentë shfaqin emocione te ndryshme me shprehjet e tyre të fytyrës.
Një shembull i kësaj është Rottweiler Boss, të cilin pronarët kohët e fundit e harruan aksidentalisht para shtëpisë dhe videoja e tij duke shikuar i zhgënjyer nga dritarja u shpërnda në TikTok, ku mblodhi më shumë se 485 mijë shikime.
“E lamë aksidentalisht jashtë dhe ai na shikoi duke përkëdhelur një qen tjetër nga dritarja. Nuk e kemi parë kurrë të lënduar kështu”, thuhet në përshkrimin e videos.
“Si guxon”, “E gjora fëmijë”, “Shprehja në fytyrën tënde është gjithçka”, “Juda”, “Meriton një tufë gosti”, janë vetëm disa nga komentet që njerëzit kanë bërë nën postim. /Telegrafi/
@_bossandmay_ I’ve never seen him look so hurt or disappointed ??❤️ #dog #dogsoftiktok #dogtok #bossandmay #doglover #rottweiler #foryou #cutedog #funnydog #fyp #rottweilersoftiktok #rottie ♬ Left Outside Alone – Anastacia