Telegrafi

E la vetëm në shtëpi, vajza nga New Jersey kthehet në shtëpi dhe e kupton se qeni ia kishte pirë shishet me alkool

Një vajzë nga Shtetet e Bashkuara mbeti paksa e “dëshpëruar”, kur mësoi se qeni i saj i kishte konsumuar pijet e saja të preferuara.

Vajza nga New Jerseyt mbeti e habitur, kur pa se qeni ia kishte pirë shishen e alkoolit me Vodka dhe një tjetër me Bailey’s, transmeton Telegrafi.

Ajo e kishte lënë vetëm qenin në shtëpi, për të mësuar disa orë më vonë se tërë alkoolin ia kishte pirë.

Mary gjeti shishet e zbrazëta në shtëpi si dhe qenushin që bënte lëvizje të pakontrolluara.

Bëhet fjalë për qenin që pesë vite më parë e mori kur ishte këlysh dhe jeton vetëm me të. /Telegrafi/