Një vajzë nga Shtetet e Bashkuara mbeti paksa e “dëshpëruar”, kur mësoi se qeni i saj i kishte konsumuar pijet e saja të preferuara.
Vajza nga New Jerseyt mbeti e habitur, kur pa se qeni ia kishte pirë shishen e alkoolit me Vodka dhe një tjetër me Bailey’s, transmeton Telegrafi.
Ajo e kishte lënë vetëm qenin në shtëpi, për të mësuar disa orë më vonë se tërë alkoolin ia kishte pirë.
Mary gjeti shishet e zbrazëta në shtëpi si dhe qenushin që bënte lëvizje të pakontrolluara.
Bëhet fjalë për qenin që pesë vite më parë e mori kur ishte këlysh dhe jeton vetëm me të. /Telegrafi/