Site icon Telegrafi

E la tiganin në pllakën e stufës elektrike, ajo shpërtheu si bombë – turku i shpëtoi vdekjes

Pllaka e stufës (shporetit) elektrik në të cilën një i ri vendosi një tigan në lagjen Manavgat të Antalias shpërtheu si një bombë.

Momenti i shpërthimit është pasqyruar në kamerat e sigurisë çdo sekondë.

Në video shihet se si një i ri fut një tigan në panelin me kapak të hapur dhe sapo e mbyll, paneli ka shpërthyer si bombë gjersa i riu iki nga vendngjarja sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Ndërsa i riu shpëtoi nga shpërthimi, pjesa e poshtme e tavanit ishte e mbushur me vrima.

Ndryshe, djaloshi thuhet se ka marr trajtimet e duhura mjekësore në një spital. /Telegrafi/

Exit mobile version