Telegrafi

E la të shtangur bashkëlojtarin – tifozët e Arsenalit nuk mund t’u besojnë syve se çfarë ka bërë Odegaard

Martin Odegaard ​​shfaqi një lëvizje marramendëse në stërvitje për të cilën tifozët e Arsenalit nuk mund të ndalojnë së diskutuari.

Atmosfera është në nivelin më të lartë në kampin e Gunners në mes të turneut të tyre në SHBA.

Odegaard është në turneun parasezonal të Arsenalit në Amerikë dhe ai ka mahnitur tifozët me aftësinë e tij në stërvitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Martin Odegaard

Mesfushori e lëshoi topin me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, ndërsa ishte i kthyer nga porta.

Mbrojtësi Walters mbeti statik pasi norvegjezi bëri një lëvizje që ai nuk ia doli ta parashikonte.

Dhe një video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale të reprezentuesit norvegjez që tregon dhe një herë klasin e tij.

Me topin në këmbën e tij të majtë, mesfushori u kthye në 180 gradë me një lëvizje fantastike për të shtyrë topin përpara dhe për të krijuar hapësirë ​​midis tij dhe mbrojtësit. /Telegrafi/