Site icon Telegrafi

E la të presë shumë në sportel, por vëllai i pacientit i hakmerret keq mjekut (Video, +18)

Vëllai i një pacienti në spitalin e qytetit Orehov në Rusi, ka rrahur brutalisht radiologun, pasi e kishte lënë të presë shumë në sportel.

Në një video të publikuar, shfaqet momenti i sulmit kur një burrë i plotë godet pamëshirshëm mjekun i cili qëndron i shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.

Nga goditjet e forta që ka marrë, radiologu nuk kishte fuqi as që të lëviz dhe kështu sulmuesi e la të shtrirë në tokë të mbuluar në gjak.

Lexo po ashtu Çfarë është ky simbol misterioz i filmuar nga droni në një fushë gruri? (Foto/Video)

Në video shihet edhe një grua e cila gjatë gjithë kohës dëgjohet duke bërtitur dhe duke tentuar të thërrasë ndihmë, por në fund rezultoi se ajo ishte motra e sulmuesit.

Në fund të ngjarjes, sulmuesi shihet duke tentuar ta ngritë në këmbë mjekun e rrahur keq. /Telegrafi/

Exit mobile version