Në Huddersfield të West Yorkshire, një shofer i paemëruar e ka paguar parkimin për katër orë, por nuk ka shkuar ta merr makinën për tri javë.
Ai detyrohet të paguajë gjobë prej rreth 1,340 eurosh, për kohën e gjatë që e ka lënë Ford Focusin dhe nuk është kthyer ta merrte, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, detyrimi që obligohet ta paguajë, është më i lartë se vet vlera e makinës së prodhuar para 18 vitesh.
Nuk dihet se si do të veprojë pronari në këtë rast, meqë kompania që mbikëqyr parkimin mund ta vë para drejtësisë për mos pagesë, ndërsa as shitja e veturës nuk ia mbulon borxhin. /Telegrafi/