Charles Conwell ka shkruar një letër emocionale për Patrick Day, boksierin amerikan, i cili është në koma për shkak të lëndimeve që i pësoi gjatë meçit të të shtunës.
Gjatë fundjavës së kaluar 21-vjeçari që numëron 11 fitore (tetë me nokaut) u ndesh me kundërshtarin e tij 27-vjeçar në Wintrust Arena të Chicagos.
Conwell e rrëzoi Dayn me goditje me të djathtën në raundin e katërt dhe të tetë, para se ta nokautonte në raundin e dhjetë.
Kundërshtari i tij mori oksigjenoterapi në ring, ndërsa u largua nga arena me bartëse dhe menjëherë u dërgua në spital me autoambulancë.
Patrick Day ka pasur konvulzione para arritjes në spital, ndërsa i është nënshtruar urgjentisht operacionit në tru, mirëpo akoma është në koma. Siç transmeton USA Today, trajneri i tij, Joe Higgins, ka theksuar se boksieri po lufton për jetën.
Keep him in your prayers!! #prayforpatrickday pic.twitter.com/4euBCe1Yap
— Charles Conwell (@CharlesConwell) October 13, 2019
Kjo situatë e ka bërë Conwellin që të ndihet shumë keq dhe do të dëshironte që të mos kishte ndodhur diçka e tillë. Madje pas asaj ngjarjeje të rëndë, ka menduar që ta braktisë boksin.
Në letrën e tij të gjatë dedikuar boksierit tjetër, ai thotë se është lutur vazhdimisht për të dhe ka qarë shumë për atë që ka ndodhur, dhe natyrisht se shpreson që ai të shërohet, ndërsa do ta shfrytëzojë si motivim në të ardhmen. /Telegrafi/
Thoughts are with Patrick Day who was just carried out on a gurney following this brutal KO at the hands of Charles Conwell #boxing #UsykWitherspoon pic.twitter.com/jiONXfU9Oc
— Ismael AbduSalaam (@Ismael_BBM_NYK) October 12, 2019
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=EZX_ZsvQGqs