Site icon Telegrafi

E la gruan dhe në pushim e mori kukullën me ajër

Hockey dëshiroi të shkonte në pushim dhe të kënaqej me eksplorimin e Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Natyrisht, nuk dëshiroi të ishte i vetmuar, ndërsa kishte ndërmend të pushonte, kështu që kanadezi mori me vete kukullën Bianca.

“Bashkëshortes time kjo nuk i pengon. E di se nuk do të arratisem me një copë silikoni në formë femre”, ka thënë 57 vjeçari, ndërsa citojnë mediat britanike.

Ai mori kukullën me vete kudo, bile u hodh me të edhe me parashutë. Ai po ashtu i bleu rroba dhe xhevahire. Hockey, i cili me profesion është regjisor, posedon një koleksion prej 14 kukullave dhe thotë se këtë e ka vetëm hobi. /Telegrafi/

Exit mobile version