Site icon Telegrafi

E la burri kur pa numrin e dashnorit në faturën e telefonit

Në dokumentet e gjykatës Nagy thotë se ka kërkuar nga kompania që fatura e saj telefonike t’i dërgohet në emër të saj dhe në adresën e shtëpisë së saj, por në vend të kësaj faturën për televizion, internet dhe telefon e dërguan në adresën e burrit të saj.

Burri filloi të dyshojë kur pa një numër të thirrur shpesh në faturë, dhe pasi e thirri, burri në anën tjetër të linjës i tha se që tre muaj kishte filluar një lidhje me Nagyn. Bashkëshorti e la Gabriellan dhe fëmijët e tyre në gusht të vitit 2007.

Zyrtarë të kompanisë telefonike thonë se ata kanë bërë bashkë faturat me kërkesë të çiftit. “Nuk mund të kemi përgjegjësi për vendimet private të klientëve tanë”, tha një zëdhënës i kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version