Telegrafi

E la bashkëshortja se ishte i shëndoshë, kështu u hakmor ai (Foto)

Një burrë kishte mbetur me zemër të thyer kur ish-bashkëshortja i tha se “ishte shumë i trashë për ta dashuruar”, dhe kështu ai vendosi t’i hakmerret në mënyrën më interesante të mundshme, duke humbur në peshë dhe duke fituar epitetin e një seksi mashkulli.

Benjamin Montanez, ka arritur të humb mbi 45 kilogramë pas grindjes që kishte pasur me ish-bashkëshorten, e cila vazhdimisht e kritikonte për mbipeshë, transmeton Telegrafi.

Benjamin nga Kalifornia që dikur kishte 46 kilogramë, ishte frikësuar se kurrë nuk do të arrijë të humb peshën e tepërt dhe të heq dorë nga kequshqyerja dhe specialitetet e yndyrshme.

“Nuk kujdesesha për veten fare, pasi që çdo gjë që më shihte syri e haja pa u menduar dy herë. Aq shumë arrita të ha ëmbëlsira, sa që brenda një ditë konsumoja deri në gjashtë qese me bonbone”, ka deklaruar Benjamin.

Ai pranoi se nuk ndihej krenar me linjat trupore, dhe ishte i bindur se secili njeri në rrugë që e takonte e shikonte me buzë në gaz për shkak të peshës.

Edhe pse qysh si fëmijë kishte qenë i plotë, ai asnjëherë nuk e kishte konsideruar veten një njeri me mbipeshë derisa arriti të regjistrohet në shkollë dhe të tallen shokët e tij.

Por pasi iu nënshtrua dietave dhe ushtronte vazhdimisht në palestër, Benjamin arriti ta bëjë ëndrrën realitet, dhe kështu brenda disa muajve humbi mbi 45 kilogram duke u transformuar në një njeri tjetër.

Pasi shumica e miqve filluan t’ia kenë lakmi, ai fitoi edhe epitetin e një mashkulli seksi, gjë që e kishte çmendur ish-bashkëshorten e tij e cila dikur e përqeshte për shkak se ishte i trashë. /Telegrafi/