Site icon Telegrafi

E kush mund ta ndalonte! Kim Jong-Un pi një cigare, shumë pranë raketës së mbushur me lëndë djegëse (Video)

Kim Jong Un është parë duke pirë cigare pranë motorëve të raketës ndërkontinentale balistike të Koresë së Veriut para se ajo të ishte nisur.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, lideri suprem i Koresë së Veriut ishte vetëm pak metra nga Hwasong-14.

Në një videoklip të publikuar në rrjetet sociale, Kim mund të shihet duke thithur një cigare derisa raketa është ngritur për t’u nisur të martën.

Dhe siç edhe mund të paramendohet, askush nuk ka mundur ta ndalonte atë të bënte një gjë të tillë, edhe pse lënda djegëse me të cilën furnizohet ajo është shumë e rrezikshme.

Koreja e Veriut njoftoi të martën për një test të suksesshëm të raketës, duke thënë se raketa ishte në gjendje të mbante një kokë rakete të madhe dhe të rëndë bërthamore.

Në një njoftim të testit me raketa, zyrtarët e Koresë së Veriut e kanë quajtur lansimin e saj, të cilin e kishte mbikëqyrur edhe Kim Jong-Un, si një “mrekulli të shndritshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version