Anila Konomi,
Stiliste
Në këtë periudhë mbizotëron e kuqja e egër ose bordoja. Ngjyra nude (nuanca pranë bezhës) si edhe e zeza nuk duhet lënë kurrë pa e zgjedhur. Për sa u përket materialeve mund të përdorim mëndafshin që nuk ka një stinë të përcaktuar, dantellën që është shumë festive si dhe kashmirin nëse duam që veshja të ketë shumë përdorime.
Meshkujt e kanë më të thjeshtë, duke u përqendruar tek aksesorët si dhe në një kostum festiv, çdo gjë është në rregull.
Mbi të gjitha nuk duhet të vishni veshje të rastësishme, nuk duhet të përdorni shkëlqimin, ngarkesën në aksesorë dhe çizme, pavarësisht se janë në modë.
Për meshkujt JO çorape sportive sepse kur ulemi pantallonat ngrihen dhe duket shumë keq, JO kostum me shkëlqim, le ta lëmë për një ditë modën orientale pas, JO unaza-varëse floriri. Është një mbrëmje e shenjtë dhe JO këmishë me logo ose me emrin e firmës. /Telegrafi/