Site icon Telegrafi

A e kuptojnë qentë kur u themi që i duam?

A e keni ditur që njerëzit nuk janë të vetmet qenie të cilat ndiejnë vërshim lumturie kur dikush u deklaron dashuri?

Një hulumtim i ri ka treguar që qentë po ashtu kuptojnë kur u themi që i duam.

Tashmë një kohë e dimë që sytë e tyre nuk shkëlqejnë vetëm sepse duan të përkëdhelen apo sepse janë të uritur, por që vërtet në mënyrë të pabesueshme tregojnë që na duan.

Nëse qeni ju shikon në sy, mbështetet në ne, bart përreth çorapet tuaja apo urinon kur ju sheh, ai në mënyrën e vet të veçantë tregon që ju do, transmeton Telegrafi.

Për të pasur një pasqyrë më të mirë për atë se si reagojnë fizikisht qentë kur i shfaqim dashuri, një ekip i kompanisë “Canine Cottages” u ka vënë qafore katër qeneve për ndjekje të rrahjeve të zemrës dhe i ka ndjekur një javë.

Ata kanë konstatuar që çdo herë kur pronari i thotë që e do, qenit zemra fillon t’i rrahë më shpejt.

Për shembull, rrahjet normale të zemrës së një qeni janë 67 rrahje në minutë, por pas marrjes së vëmendjes pozitive të dashurisë, rrahjet e zemrës u rritën në 98 në minutë, një rritje prej 46 përqind.

Stocksy

Edhe pse mjafton t’i thuash qenit të dua për ta bërë atë të lumtur, ka mënyra të tjera sesi mund t’i tregojmë dashuri kafshëve tona. Njëra prej tyre është fërkimi i veshëve. Veshët e një qeni përmbajnë mbaresa nervore që dërgojnë impulse nëpër trup dhe lëshojnë hormone përgjegjëse për humor të mirë.

Një mënyrë tjetër është ta ushqeni qenin me dorë herë pas here. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse jeni duke trajnuar një qenush, por ushqyerja me dorë e një qeni të çdo moshe është një nga shenjat më të mëdha të dashurisë.

Për sa kohë që i tregoni qenit tuaj dashuri dhe afërsi, ai do ta kuptojë atë. Megjithatë, nëse herë pas here ia fërkoni veshët dhe i thoni me zë të lartë se e doni, do të merrni një dozë të madhe dashurie që me siguri do t’ju bëjë ditën. /Telegrafi/

Exit mobile version