Fernando Torres mund ta shikoni sërish duke luajtur në fushë, kështu së paku nga një postim i tij i bërë së fundmi në Instagram.
Sulmuesi spanjoll njoftoi për pensionim nga sporti më i ndjekur në botë para më shumë se një viti.
El Ninjo ka bërë një postim në Instagram duke shkruar se ai e kupton jetën në vetëm një mënyrë, duke luajtur.
“E kuptoj jetën vetëm në një mënyrë, duke luajtur. Andaj, kam vendosur të rikthehem, këtë të premte do të bëjë të ditur (vendimin) ku”, ka shkruar Torres.
Mbetet të shihet se cilat skuadër do t’i sigurojë sulmuesit që karrierën më të ndritur e kishte në Liverpool, por trofe të mëdhenj mori me Chelsean si, Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës. /Telergafi/