Telegrafi

E kuptoi se i dashuri po e tradhton para Krishtlindjeve: Faleminderit që më tradhtove për se t’i blija dhuratat

Në rrjetin social TikTok është shfaqur videoja e një vajze e cila ka pranuar se i dashuri e ka tradhtuar.

Periudha e festave të fundvitit është koha kur e kaloni me më të dashurit e juaj, por të jesh në lidhje në këtë periudhë mund të jetë një dhuratë shtesë, por kështu nuk ndodhi me një vajzë e cila ndau me të gjithë rrëfimin sesi i dashuri e ka tradhtuar, transmeton Telegrafi.

Pasi që zbuloi se lidhja e saj është në përfundim e sipër dhe se partneri po e tradhton, asaj iu errësua gjithçka para syve. Por kur e humbi durimin, vendosi të ballafaqohet me realitetin.

Në vend se të ankohet, vendosi të shpërndajë një video ku shihet sesi nxjerr nga shtëpia gardërobën, përfshirë edhe këpucët.

Në video ajo ka shkruar: “Faleminderit që më ke tradhtuar para se t’i blejë dhuratat për Krishtlindje”.

Shumë njerëz në TikTok kanë komentuar, e të njëjtën kohë edhe i kanë dhënë këshilla. /Telegrafi/

@brooklynnwalkerrthanks for cheating on me before I bought your Christmas presents 🎄

♬ Let It Snow! Let It Snow! – Frank Sinatra