Telegrafi

“E kujt është Kalaja?” – sezoni i dytë i super sfidës që organizohet nga Red Bull në Kosovë

Red Bull Conquer the Castle është një garë me pengesa që organizohet për herë të dytë në Kosovë.

Pjesëmarrësit kthehen prapa në kohë dhe përjetojnë se si do të ishte fitosh një Kala, në këtë rast atë të Prizrenit.

Kjo garë organizohet në mbarë botën ndërsa që edhe në Kosovë ka filluar të ecën hapat e saj të parë dhe të bëhet tradicionale.

Në një shteg prej 1.5 km, garuesit duhet të thyejnë mbrojtjen e kështjellës, të cilat përbëhen nga 9-10 pengesa të vështira përpara se të vendosin flamurin e fitores në terrenin e kështjellës.

Shtegu do të fillojë nga Marashi, “Andrat”, me vazhdim për tu ngjitur deri në Kala.