Manchester Unitedi ka arritur tashmë marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte.
Djajtë e Kuq ka kohë që kanë arritur marrëveshje personale me yllin uruguaian, por jo edhe me kampionin e Ligue 1.
Megjithatë, Unitedi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje totale edhe me PSG-në për blerjen e Ugartes.
Sipas ekspertëve të transferimeve, Fabrizio Romano dhe David Ornstein, 23-vjeçari uruguaian së shpejti duhet të prezantohet te klubi nga Old Trafford.
🚨🔴 Manuel Ugarte to Manchester United, here we go! Deal sealed between clubs after personal terms agreed in July.
€50m fixed fee plus €10m add-ons will be the final package.
Ugarte will travel to Manchester as he ONLY wanted United… and United only wanted him.
Done. ✅🇺🇾 pic.twitter.com/Ss7WOROjiO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2024
PSG thuhet se ka pranuar ta shesë atë te klubi anglez për një shifër prej 60 milionë euro, duke përshirë bonuset.
Tarifa fikse do të jetë 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, ndërsa Ugarte pritet të udhëtoj sot (e martë) drejt Mançesterit për të finalizuar transferimin. /Telegrafi/