Site icon Telegrafi

E kryer, Kalinic te Milani

Raportimet e shumta nga Italia bëjnë të ditur se marrëveshja mes Fiorentinës dhe Milanit për Nikola Kalinicin është arritur.

Sulmuesi do të vijë si huazim më obligim blerje në fund të sezonit.

Viola vetëm e ka nxjerrë nga planet lojtarin, pasi që numrin 9-të të fanellës ia kanë dhënë Giovanni Simeone.

Sky Italia, Tuttomercatoweb dhe calciomercato.com, e japin lajmin si të kryer dhe oferta e Rossonerëve është pranuar.

Marrëveshja është arritur me huazim prej 5 milionë eurove dhe detyrim blerje prej 20 milionë eurove.

Kalinic ka pasur më herët marrëveshje me Milanin. /Telegrafi/

Exit mobile version