Telegrafi

E kryer, Josko Gvardiol i Manchester Cityt – thyhet rekordi i transferimit për një mbrojtës

Josko Gvardiol është lojtari i ri i Manchester Cityt dhe këtë e ka bërë të ditur, gazetari Fabrizio Romano.

Gazetar italian i specializuar për transferime bëri të ditur se RB Leipzig dhe Manchester City kanë rënë dakord përfundimisht për dëmshpërblimin.

Sa i përket Gvardiol, ai tashmë ka përfunduar pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore.

Sipas Romanos, mbrojtësi kroat me të ardhme të madhe para vetës, ka rënë dakord me Man Cityn një muaj më parë për kushtet.

Manchester City do të paguajë te RB Leipzig rreth 100 milionë euro.

Lexo po ashtu Leipzig zbuloi kushtet për shitjen e Gvardiol: Man City larg asaj çfarë kërkohet

Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit./Telegrafi/