Edhe pse po kërkohet me ngulm nga Augsburgu, VfB Stuttgart dhe Hoffenhaim, Florent Hadergjonaj, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Angli.
Lojtari është i suspenduar nga klubi pasi ky i fundit ka vendosur që të largohet dhe nuk po stërvitë me Ingolstadtin.
Stuttgart ishte gati të paguajë 4 milionë euro për lojtarin që duket se përfundimisht e ka zgjedhur Anglinë.
Sipas Blick, Hadergjonaj do ta vazhdojë karrierën në Huddersfield.
Skuadra e promovuar në Ligën Premier e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri.
Hadergjonaj në Ligën Premier do të gjejë lojtarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/