Telegrafi

E kryer, Dortmundi siguron shërbimet e Marcel Sabitzer

Marcel Sabitzer do të bëhet me skuadër të re, por do të mbetet në Bundesliga.

Mesfushori austriak u rikthye te Bayern Munich pas gjashtë muajve të kaluara si i huazuar te Manchester United me klubin anglez që nuk vendosi ta blinte përfundimisht.

Bayern e kishte nxjerr në shitje mesfushorin dhe pasi refuzoi ofertën e Romës e ka pranuar atë të rivalit gjerman Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Bayerni vendos për shitjen e Sabitzer, i caktojnë çmimin e largimit

Tanimë ka një marrëveshje totale mes klubeve, ku Dortmund është pajtuar të paguaj 19 milionë euro plus bonuse te Bayerni për shërbimet e Sabitzer.

Zyrtarizimi është çështje ditësh ose nëse shkon gjithçka mirë mund të përfundojë edhe sot.

Sabitzer pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Dortmundin dhe pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e trajnerit Edin Terzic. /Telegrafi/