Marcel Sabitzer do të bëhet me skuadër të re, por do të mbetet në Bundesliga.
Mesfushori austriak u rikthye te Bayern Munich pas gjashtë muajve të kaluara si i huazuar te Manchester United me klubin anglez që nuk vendosi ta blinte përfundimisht.
Bayern e kishte nxjerr në shitje mesfushorin dhe pasi refuzoi ofertën e Romës e ka pranuar atë të rivalit gjerman Borussia Dortmund.
Tanimë ka një marrëveshje totale mes klubeve, ku Dortmund është pajtuar të paguaj 19 milionë euro plus bonuse te Bayerni për shërbimet e Sabitzer.
Zyrtarizimi është çështje ditësh ose nëse shkon gjithçka mirë mund të përfundojë edhe sot.
Marcel Sabitzer to Borussia Dortmund from Bayern, here we go! 🟡⚫️ #BVB
€19m package agreed, add-ons also included. Long term deal ready — to be signed later this week if all goes to plan.
Man United decided against his return weeks ago. BVB, on it as @Plettigoal called. pic.twitter.com/RgbgmVlqSe
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 24, 2023
Sabitzer pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Dortmundin dhe pritet të ketë një rol kyç në skuadrën e trajnerit Edin Terzic. /Telegrafi/