Etrit Berisha nuk do të jetë më pjesë e Lazios.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë zgjedhja e dytë vitin e kaluar dhe si duket është lodhur me këtë situatë.
Në prezantimin e skuadrës për edicionin e ri, Berisha nuk është grumbulluar fare.
Trajneri Simone Inzaghi ka thënë se Berisha ka një problem të vogël ndërsa ka konfirmuar që zgjedhja e parë për të është Marchetti.
Gjithsesi Etriti ka kohë 10 ditë për të gjetur një skuadër të re në njërin nga kampionatet evropiane.
Për shërbimet e gardianit shqiptar interesim ka shprehur edhe Aston Villa në Championship. /Telegrafi/