Mesfushori francez i Crystal Palace, Michael Olise, ka rënë dakord që të transferohet te Bayern Munich për 60 milionë euro.
Bavarezët kaluan në garën disa klube angleze për të nënshkruar me francezin 22-vjeçar, megjithëse në një moment ai u duk se ishte në prag të një lëvizjeje te Chelsea në “Stamford Bridge”.
Olise ishte gjithashtu afër transferimit te Chelsea verën e kaluar, por vendosi të qëndronte në Londrën Jugore, duke nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare. Interesim përveç Chelseat në Angli shfaqën interesim edhe Manchester United dhe Newcastle.
Por duket se insistimi i Vicent Kompany që drejtonte Burnleyn, ka bërë që klubi i madh gjerman ta mbyll transferimin.
Bayern Munich ishte më konkret dhe do të paguajë një klauzolë blerjeje prej 60 milionë eurosh, konfirmohet nga disa burime të besueshme si
David Ornstein, Florian Plettenberg dhe Fabrizio Romano.
🚨🔴 🆕 DONE DEAL | Michael #Olise will join FC Bayern!
➡️ Total agreement with Crystal Palace has been reached now
➡️ Contract probably until 2029
➡️ Bayern will pay around €60m in transfer fees!Verbal agreement with the 22 y/o winger was done as reported via… pic.twitter.com/bVagoF7Vrj
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 22, 2024
Anësori, i cili iu bashkua Crystal Palace në vitin 2021, ku shënoi 10 gola dhe siguroi gjashtë asistime në 19 paraqitje sezonin e kaluar, pavarësisht se kishte një dëmtim të kofshës. /Telegrafi/