Site icon Telegrafi

E kritikuan që nuk barte maskë brenda autobusit, kanadezja pështynë në fytyrë – ai i kundërpërgjigjet duke e nxjerrë me forcë jashtë mjetit

Kanadaja është shokuar me një incident që ka ndodhur në Vankuver, ku një grua e pështyu një burrë brenda autobusit, veprim ky që e irritoi atë duke e detyruar ta nxjerrë gruan me forcë nga mjeti transportues.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ajo nuk barte maskë mbrojtëse, e në sfond dëgjohet se si dikush i thotë: “e tmerrshme”, transmeton Telegrafi.

E kur një pasagjer e pyeti se pse nuk po bartë maskë, ajo e pështyu në fytyrë. Por, ai nuk i mbeti borxh, u ngrit në këmbë dhe e shtyu duke e nxjerr “fluturimthi” nga autobusi.

Në anën tjetër, policia kanadeze ka njoftuar se është duke e hetuar rastin. E nëse zbulohet identiteti i gruas ajo mund të dënohet për sulm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version