Site icon Telegrafi

E kritikuan për aknet në fytyrë, reagon Kendall Jenner: Mos i lini kurrë gjërat që të ndalin (Foto)

BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 07: Kendall Jenner attends The 75th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 7, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)

Modelja e njohur Kendall Jenner numëron me mijëra fansa anë e mbanë globit, dhe është shumë e pëlqyer për stilin e saj.

Megjithëse është e kujdesshme në çdo prezantim, paraqitja e saj e fundit në “Golden Globe” bëri shumë bujë në media.

Kendall Jenner (Getty Images)

Ajo është diskutuar shumë, ngaqë ishte treguar pak e pakujdesshme me fytyrën e saj, duke mos mbuluar aq sa duhet aknet e saj.

Lexo po ashtu Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq të Golden Globe (Foto)

Fytyra jo shembull mori vëmendjen e të gjithëve, duke bërë që edhe modelja të reagojë rreth këtyre shkrimeve.

Kendall Jenner (Getty Images)

‘’Mos i lë kurrë këto gjëra që të ndalin’’, ka shkruar ajo në një status në Twitter, duke lënë të nënkuptohet që njerëzit kanë keqpërdorur natyralitetin e saj.

Kendall e ka cilësuar si normal problemin me akne në moshën e saj, duke thënë se një problem të tillë e kanë shumë femra në botë.

(Getty Images)

Sa i përket trupit, ajo dukej bukur dhe seksi veshur me një fustan të zi, i cili nxori mjaft mirë në pah hiret trupore. /Telegrafi/

(Getty Images)
Exit mobile version