Mund të mendoni se të bëhesh e famshme në internet si sozia e Angelina Jolie duhet të jesh tip, mirëpo Mara Teigen rrëfen diçka tjetër.
Modelja së fundmi është bërë e njohur në internet falë ngjashmërisë së saj me aktoren e famshme, kështu që TMZ e ka pyetur se si kjo i ka ndryshuar jetën, transmeton TCH.
Ajo tregon se falë kësaj ngjashmërie, telefoni i bie më shpesh dhe ka më shumë oferta nga agjencitë. Mirëpo, nuk ka ndonjë admirim të veçantë për ylli hollivudian.
“Nuk e kam takuar ndonjëherë atë (Angelina Jolie), por nuk është se është diçka që dua ta bëj”, ka thënë Mara.
Bukuroshja thotë se ngjashmëria është shumë e mirë për pjesën e shoubizit, por jo për jetën e saj.