Telegrafi

E korrigjoi gjatë fjalimit, Trump ia ngrit “gishtin e mesëm” astronautes

Presidenti amerikan Donald Trump po akuzohet se ka bërë një “gjest të pahijshëm” ndaj astronautes Jessica Meir, vetëm pak sekonda pasi ajo e korrigjoi kur deklaroi se ka uruar atë dhe Chritina Koch si femrat e para që kanë “udhëtuar” në hapësirë.

Derisa po bisedonte me dyshen që ishin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, Trump u tha: “Jeni të mrekullueshme, janë femrat e para që patën guxim të jenë në stacionin hapësinor”, transmeton Telegrafi.

Por, ato në fakt ishin femrat e parë që shkelën jashtë stacionit, ku ajo dhe Meir u siguruan t’i bëjnë këtë të qartë presidentit amerikan. Femrat e para që kanë udhëtuar në hapësirë e kishin bërë këtë në vitin 1984, dhe prej asaj kohe ka pasur edhe 14 femra tjera që kanë bërë një gjë të tillë.

Por, në videon e publikuar më poshtë duket Trump duke ngritur gishtin e mesëm, me të cilin e kruante ballin derisa Meir po bisedonte me të. E ky moment u shpërnda në masë të madhe në Twitter, duke aluduar se këtë gjest ua “dedikonte” astronauteve. /Telegrafi/