Telegrafi

A e kopjoi Agon Amiga këngëtarin rus? (Foto +18)

Pak orë më parë, Agon Amiga ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit të tij më të ri me titullin “Qyqek” i cili së shpejti do të publikohet.

Përveç kësaj pjese të shkurtër, reperi ditë më parë ka publikuar edhe një imazh ku shihet pranë një femre pothuajse të zhveshur.

Por, ende pa u publikuar ky klip, duket se Agoni ka kopjuar, njofton Klan Kosova.

Ai për të cilin flitet se e ka kopjuar reperi kosovar, është një artist rus i quajtur Timur Ildarovich Yunusov i njohur si Timati.

Nuk dihet ende nëse edhe klipi i Agon Amigës do të jetë i njëjti, por ajo çka dihet deri më tani është fotografia e njëjtë e tij me këngëtarin rus i cili po ashtu është pranë një femre të zhveshur.

Më poshtë keni fotografitë dhe vlerësojeni vetë.