Telegrafi

E konfirmuar: United arrin marrëveshje për Daniel James

Daniel James (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje edhe me Swansea Cityn edhe me Daniel Jamesin për transferimin e lojtarit.

Mesfushori tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Old Trafford.

“Manchester Unitedi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje bazë me Swansea Cityn dhe Daniel James për transferimin e tij te klubi”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

“Daniel i ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore në ‘Aon Training Complex’. Detaje të tjera do të jepen pas hapjes së afatit kalimtar ndërkombëtar në javën e ardhshme”, thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez.

Uellsiani 21-vjeçar ka qenë pjesë e Akademisë së Hull Cityt, pastaj është përfshirë në grupmoshat e reja të Swanseas, ku e ka nisur karrierën profesionale në vitin 2016. /Telegrafi/