Telegrafi

E konfirmuar: Samsung Galaxy S6 sjell ekranin QHD

Një prej thashethemeve që është dëgjuar deri më tani për Galaxy S6 është se i njëjti do të shfaqet një ekran me diagonale 5 qHD me një rezolucion prej 2560 x 1440 piksel.

Mirëpo tani është konfirmuar nga UAProf e faqes së Samsung se rezolucioni Quad HD për Samsung Galaxy S6 është i vërtetë.

Informacionet tjera të rrjedhura nga UAP është se Galaxy S6 do të përdor butona fizik dhe versionin 64-bit të Android, që do të përshtatet me procesorin 64-bit që S6 pritet ta ketë. (Telegrafi)