Shumë kompani telefonike do të drejtohen drejt Kongresit Botëror të Telefonave 2019 në Barcelonë në fund të këtij muaji, për të shfaqur produktet e tyre të fundit.
Telefonat 5G do të jenë në qendër të vëmendjes këtë vit dhe shumë kompani do të sjellin modelet e tyre gjithashtu. OnePlus ka folur për telefonin e vet 5G për disa muaj dhe tani ka zbuluar se një prototip i 5G telefonit do të shfaqet në MWC 2019.
OnePlus nuk do të bëjë një lansim të madh në MWC 2019 si disa nga rivalët e tyre, por do të ketë një prani në kabinën MWC të Qualcomm nga 25 shkurt deri më 28 shkurt.
Do të ketë një “prototip” 5G në shfaqje, i cili do t’u mundësojë vizitorëve të shijojnë një rrjet celular të gjeneratës së ardhshme.
Nuk dihet shumë për këtë pajisje, por drejtori i OnePlus, Pete Lau, më herët ka thënë se kompania po përpiqet të sigurojë që çmimi i kësaj pajisjeje të jetë nën 1.000 dollarë. /Telegrafi/