Telegrafi

E konfirmuar: One Plus 5 vjen gjatë verës

 

Pasardhësi i OnePlus 3 dhe 3T do të quhet OnePlus 5 dhe lansohet këtë verë. Lajmi është konfirmuar nga The Verge dhe është informata e parë zyrtare që vjen nga Shenzhen.

Deri tani kemi pasur vetëm thashetheme dhe copa informatash të rrjedhura. Këto informata sugjerojnë se telefoni do të ketë ekran prej 5.5 inç të rezolucionit QHD dhe procesorin Snapdragon 835.

RAM memoria do të jetë prej 6GB mirëpo sipas disa spekulimeve tjera thuhet se kapaciteti mund të jetë 8GB.

OnePlus ka vendosur të tejkaloj numrin 4 për modelin e ri pasi që konsiderohet numër fatkeq në Kinë.