Agjenti i Walter Mazzarri e ka konfirmuar se klienti i tij ka arritur marrëveshje me Watfordin për tri vite.
Ish trajneri i Interit dhe Napolit ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Ligës Premier.
“Ai ka nënshkruar për tri vite. Ai zgjodhi projektin më kualitativ që e kishte para vetës, dhe kishte besim te familja Pozzo”.
“Ai do të bëjë mirë me këtë skuadër”, ka thënë menaxheri i trajneri, Andrea D’Amico.
Mazzarri fillimisht kishte filluar të mësonte gjuhën angleze në qytetin e Mançesterit. Në Watford do të gjejë Valon Behramin që e kishte edhe te Napoli.
Familja Pozzo ka në pronësi edhe skuadrat e njohura Udinese në Serie A dhe Granada në La Liga.
Mazzarri do ta zëvendësoj Quique Sanchez Flores, ndërsa është puna e tij e parë pas largimit nga Interi në nëntor të vitit 2014. /Telegrafi/