Telegrafi

E konfirmuar: Klubet e mëdha e duan Hysajn

Vazhdon të flasë për mediat agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, i cili natyrshëm kërkon një kontratë më të mirë nga Napoli për klientin e tij, një ndër më pak të paguarit në Napoli.

“Ka disa skuadra të interesuara, por Elseidi mendon vetëm për Napolin. Rinovimi nuk është një problem.

“Kontratën e Hysajt nuk e kam bërë unë, por shifrat ishin të drejta, sepse ai ende nuk ishte afirmuar në nivele të larta. Tani nuk ka nevojë që t’i kërkoj Napolit rritje rroge apo rinovim, sepse klubi do të lëvizë vetë, në momentin e duhur”.

Natyrisht, Napoli mund të joshet edhe nga ofertat e shumta, sepse flitet se Atletico Madridi është gati të ofrojë 25 milionë euro: “Napoli në radhë të parë duhet të vendosë nëse do të marrë në konsideratë ndonjë ofertë për Hysajn. Vetë djaloshi nuk do t’ia dijë për merkaton dhe as për paratë, sepse në këtë moment mendon për futbollin e luajtur dhe ka objektiva madhorë këtë sezon.

“Klube të interesuar? I di klubi, janë të paktën një klub spanjoll e një gjerman”, shprehet prokuratori i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, duke folur për Radio Crc.