Site icon Telegrafi

E konfirmuar: Dayot Upamecano do të bashkohet me Bayern Munich

Mbrojtësi francez Dayot Upamecano do të bashkohet me Bayern Munich dhe këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i këtij klubi Hasan Salihamidizic.  

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare me klubin bavarez.

Mësohet se Bayern Munich do të paguajnë te RB Leipzig për lojtarin hiq më pak se 42.5 milionë euro.

Drejtori Hasan Salihamidzic ka thenë për Bild që kanë arritur ta bindin lojtarit dhe të mposhtin rivalët.

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë në Bayern. Ne e dinim që kishim një konkurrencë shumë të fortë”.

“Ne i paraqitëm atij vizionin tonë për karrierën e tij në Bayern”, ka thënë Salihamidizic. /Telegrafi/

Exit mobile version