Site icon Telegrafi

E konfirmuar, asnjë rast me coronavirus te Milani

AC Milan (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka njoftuar sot (e shtunë) se nuk ka pasur asnjë rast pozitive me Covid-19′ te lojtarët dhe stafi, pasi komentet e Presidentit Paolo Scaroni shkaktuan konfuzion .

Rossonerët i janë nënshtruar testeve për coronavirus gjatë ditëve të fundit dhe tashmë janë zyrtarizuar rezultatet e futbollistëve dhe stafit.

“Ne kemi disa lojtarë të infektuar në mendje”, ishte deklarata e Scaronit, e cila krijoi konfuzion, por tani Milani ka konfirmuar se nuk ka asnjë rast pozitiv në klub.

“AC Milan njofton se, bazuar në testet mjekësore të kryera deri më tani si për lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe për stafin, nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv të Covid-19”.

“Ekipi do të vazhdojë programet e tyre të trajnimit individual në Milano”.

“Të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore do të përfundojnë për të gjithë lojtarët në dispozicion të trajnerit në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Ndryshe, edhe Interi dje (e premte) gjatë ditës konfirmoi se nuk ka asnjë rast të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version