Site icon Telegrafi

E konfirmon trajneri i Werderit, Rashica nuk largohet në janar

Milot Rashica nuk pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar ishte ndër më të kërkuarit në vitin e kaluar, por që Werder hezitoi ta largonte nën çmimin e kërkuar.

Por largimi i tij nga Werder nuk pritet të ndodhë as gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër interesimit nga Bayer Leverkusen e Aston Villa.

Së paku kështu ka thënë trajneri i Werder, Florian Kohfeldt që ka konfirmuar qëndrimin e Rashicës në klub.

“Për mua nuk ka shenja se ai nuk do të jetë në formacionin titullar të martën”, ka deklaruar Kohfeld, duke iu referuar ndeshjes që Werder e luan ndaj Greuther Furth në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

“Ka pasur interesime për Milotin të cilat ndonjëherë kanë kaluar te ne nëpërmjet menaxherit të tij, por nuk kemi pasur në tavolinë ofertë konkrete të shkruar për të cilën do të mendonim në javët e kaluara”, shtoi Kohfeldt.

Werder i ka caktuar yllit kosovar një çmim largimi prej 15 milionë euro dhe duket se qëndrimi i tij në klub është i sigurt.

Largimi i tij nga Werder mund të bëhet gjatë këtyre tri ditëve, vetëm nëse ndonjë skuadër paguan shumën e kërkuar nga klubi gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version