Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj do të jetë nga minuta e parë në fushë ndaj Juventusit.
Napoli dhe Juventus do ta luajnë derbin e javës në Serie A në një ndeshje tejet delikate.
Ndërkohë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë pësoi një lëndim ndaj Bosnjës dhe rrezikoi paraqitjen ndaj kampionëve.
Por ka qenë trajneri i Napolit, Mauricio Sarri që ka konfirmuar se Hysaj do të jetë në fushë.
“Hysaj ka kaluar lëndimin dhe nuk ndjen më dhimbje. Ai është gati dhe do të jetë në fushë”, ka deklaruar Sarri.
Napoli dhe Juventus do të përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/