Të bën të ndjesh më pak dhimbje
Richard Stephens nga Universiteti Keele në Angli, e ka udhëhequr një studim me 67 studentë të cilët ishin detyruar t’i futnin duart në ujë të akullt.
Studentët është dashur që gjatë testimit të parë të shajnë gjatë kohës që i kanë duart nën ujë, ndërsa në testimin e dytë nuk është dashur të përdorin fjalë të ndyta.
67 vullnetarët i kishin përjetuar temperaturat e ftohta 40 sekonda më shumë kur kanë qenë të lejuar të shajnë. Veç kësaj, grupi kishte deklaruar se kishin ndjerë më pak dhimbje.
Për këtë, Stephen i këshillon njerëzit që nëse ndjenjë dhimbje të shajnë, transmeton Telegrafi.
Të bën të ndihesh më i fuqishëm
Gjatë studimeve të Stephen ai e kishte kuptuar që sharja e rrit agresivitetin… Por, pse është kjo e rëndësishme?
Kjo është e rëndësishme sepse e ulë dobësinë e personave dhe i bën të duken më të fortë sesa që janë.
Të shash nuk do të thotë që je budalla apo injorant
Njerëzit mendojnë se njerëzit që shajnë nuk kanë fjalorë të pasur, mirëpo kjo është e pavërtetë.
Stephen bashkë me Amy Zile përmes disa studimeve kanë zbuluar që sharja nuk lidhet direkt me inteligjencën.
Të bën të ndihesh më mirë
Padyshim që terapia ndihmon, por bërtitja dhe sharja janë më të shpejta dhe më të lira… /Telegrafi/