Site icon Telegrafi

E konfirmon presidenti: Ka oferta konkrete për Latifin

Skënderbeu ka kaluar në raundin e tretë në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare do të përballet me atë çeke, Mlada Boleslav.

Pas kualifikimit, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka folur rreth Liridon Latifit.

Ai ka pranuar se për Latifin ka oferta por prishtinasi do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Evropës.

“Latifi do të qëndrojë në ndeshjet e Evropës. Ka ofertë konkrete për të, por nuk mund të zbuloj më shumë”, deklaroi Takaj.

Skënderbeu arriti ta eliminoi në raundin e dytë skuadrën kazake Kairat me rezultat të përgjithshëm 3-1, pas barazimit 1-1 në udhëtim dhe fitores 2-0 në Korçë. /Telegrafi/

Exit mobile version