Andrea Pirlo ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të largohet nga Juventusi në këtë verë.
Në një konferencë të mbajtur për media, trajneri i sapoemëruar te Zonja e Vjetër, ka zbuluar planet e tij.
Pirlo zbuloi se me një marrëveshje të dyanshme, Higuain do të ndërpresë kontratën me klubin dhe do të jetë i lirë.
“Kemi vendosur që bashku me Gonzalo Higuainin që ai të largohet nga klubi në këtë verë”, ka thënë Prilo.
“Ai nuk është pjesë e projektit tonë dhe ne jemi të gatshëm që ta lëmë atë të largohet”, ka shtuar më tej ai.
Higuain do të jetë lojtar i lirë në këtë verë dhe mund të vazhdojë të luajë në Evropë, derisa nuk përjashtohet as rikthimi i tij në vendlindje. /Telegrafi/