Tanguy Ndombele do të largohet nga Tottenham Hotspur pas dy viteve qëndrim në Londër.
Mesfushori francez nuk ka raporte të mira me klubin dhe se do të largohet e ka konfirmuar edhe trajneri i Spurs, Nuno Espirito Santo.
24-vjeçari nuk ka luajtur as në Uefa Conference League ndaj Pacos Ferreira dhe nuk do të luaj as të dielën në Ligën Premier.
“Ndombele nuk luajti asnjë minutë në Ligën e Konferencës sepse nuk ishte pjesë e listës”.
“Unë do të jem i sinqertë me ju, Tanguy nuk do të luaj as të dielën”, ka thënë Nuno Espirito.
Sipas mediave në Angli, francezi ka kërkuar largim nga klubi dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.
Jose Mourinho e ka kërkuar te Roma, por problem mbetet çmimi i tij i lartë, pasi Spurs duan mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/