Juventusi ka lëshuar një komunikatë për media, ku bën të ditur se futbollisti i ekipit të parë, Daniele Rugani është infektuar me coronavirus.
Italia është vendi më i prekur në Evropë nga coronavirusi, ku në ditët e fundit janë anuluar edhe ndeshjet në Serie A.
“Futbollisti, Daniele Rugani është testuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht nuk ka simptoma”.
“Juventusi aktualisht është duke aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me të”, thuhet në njoftimin e klubit.
Comunicazione urgente, calciatore positivo al COVID-19https://t.co/F8GPmlOBaU pic.twitter.com/dk4hJQ20EB
— JuventusFC (@juventusfc) March 11, 2020
Juventusi në vikend ka luajtur ndaj Interit, ndërsa klubi nuk ka bërë të ditur që ai ka infektuar ndonjë tjetër. /Telegrafi/