Site icon Telegrafi

E konfirmon Këshilli i Lartë Zgjedhor: “PO”-ja ka fituar në referendumin e Turqisë

Turkish President Tayyip Erdogan greets his supporters in Istanbul, Turkey, April 16, 2017. REUTERS/Murad Sezer

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi konfirmoi fitoren e “po”-së në referendumin për riforcimin e pushteteve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi kreu i YSK-së, Sadi Guven konfirmoi se “po”-ja kryesonte “jo”-në me rreth 1,25 milionë vota nga vetëm 600,000 vota të pa numëruara duke shtuar se rezultati përfundimtar pritet pas 11-12ditësh.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fituar ngushtë referendumin historik të mbajtur sot në Turqi, për të zgjeruar kompetencat presidenciale, të cilat mund të mbajnë atë në detyrë deri në vitin 2029.

Me 99,45% të votave të numëruara, pro referendumit kanë votuar 51.37% e votuesve ndërsa kundër janë shprehur 48.63% të votuesve.

Dy partitë kryesore opozitare e Turqisë thanë se do të kundërshtojë rezultatet.

Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave. Ata kritikuan vendimin për të pranuar si të vlefshme fletëvotimet e pavolusora.

Mbështetësit ngazëllyer të Erdoganit u mblodhën në qytetet e mëdha për të festuar.

Rreth 55 milionë turq kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja thuhet të ketë qenë rreth 85%.

Tre persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, në një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën e votimit. /Telegrafi/

Exit mobile version