Telegrafi

E konfirmon Fabrizio Romano: Arsenali nuk ka bërë ofertë për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova nuk do të transferohet te Arsenali pasi klubi londinez nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare.

Edhe pse u përfol për një transferim të mundshëm të prishtinasit tek klubi londinez një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se Topçinjtë nuk kanë bërë asnjë propozim për Zhegrovën.

“Arsenali nuk ka paraqitur asnjë propozim për anësorin e Lille, Edon Zhegrova dhe nuk ka negociata në vazhdim për nënshkrimin e N’Golo Kates nga Chelsea”, ka shkruar Romano.

Arsenali ka nënshkruar deri më tani me brazilianin e ri Marquinhos, sulmuesin brazilian Gabriel Jesus nga Man City si dhe Fabio Vieiran nga Porto.

Zhegrova nga ana tjetër iu bashkua klubit francez Lille në janar të këtij viti nga Basel për shumën e shtatë milionë eurove.

23-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje këtë edicion në Ligue 1 ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/