Site icon Telegrafi

E konfirmon edhe Mourinho: Oliveira do të jetë lojtari i ri i Romës

Mesfushori portugez Sergio Oliveira do të jetë transferimi i dytë i Romës.

Menjëherë pas humbjes nga Juventusi, Jose Mourinho shpërtheu në konferencë për shtyp, por edhe konfirmoi se do ta transferojë një mesfushor me personalitet.

“Do të vijë një futbollist me fizik, me personalitet, i përshtatshëm dhe që ka përgjegjësi”, tha Mourinho duke aluduar në Sergio Oliveiran e Portos.

Edhe drejtori sportiv Thiago Pinto konfirmoi para ndeshjes se marrëveshja është arritur dhe do të kompletohet gjithçka brenda këtyre dy ditëve.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e Oliveiras te Roma pë 1,5 milionë euro me Giallorosët që kanë të drejtë blerjen e tij në fund të sezonit për 13 milionë euro të tjera.

Për Romën, Oliveira do të jetë transferimi i dytë në afatin kalimtar të janarit pasi më parë kanë transferuar anglezin Ainsley Maitland-Niles. /Telegrafi/

Exit mobile version