Site icon Telegrafi

E konfirmon drejtori sportiv, Rashica do t’i bashkohet Leverkusenit – detajet e kontratës afatgjate

Milot Rashica pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e Rashicës do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, por te Bayer Leverkusen.

Sulmuesit të Kosovës i dështoi transferimi tek kjo skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa ky transferim do të kompletohet në janar.

Kështu së paku ka lënë të nënkuptohet drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, legjenda Rudi Voller.

“Ajo që ndodhi kaq afër vijës së finishit javën e kaluar duhet të ndodhë brenda disa javësh. Në janar, ky është plani i qartë, ndryshimi nga Bremen në Leverkusen do të ndodhë”, deklaroi për Sport Bild drejtori i Leverkusen, Rudi Voller.

Bild ka zbuluar edhe kontratën afatgjate, ku Rashica ka nënshkruar për pesë vite, por ajo do të ndryshohet nga 1 tetori në 2 janar kur hapet edhe afati kalimtar dimëror.

“Leverkusen ka ende nevojë për një sulmues tjetër. Ka shumë mundësi që ai do të jetë Rashica”, tha Voller.

Një arsyeje më shumë që Rashica ka pranuar transferimin te Leverkusen është edhe trajneri Peter Bosz me të cilin vushtrriasi ka punuar te Vittese.

Transferimi i Rashicës në Leverkusen pritet të bëhet për 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version